EVENIMENTI PANSHQIPTAR I VITIT 2004
ME RASTIN E 28 NENTORIT, PAVARESISE MBARESHQIPTARE, DHE 2150 VJETORIT TE VDEKJES SE SOVRANIT TE FUNDIT TE ILIRISE, MBRETIT GENT, “LIDHJA NACIONALE SHQIPTARE NE ITALI” ORGANIZON:
“JAM ILIR, JAM SHQIPTAR”
MANIFESTIMI ME I MADH PANSHQIPTAR NE GUBBIO (Perugia) TE ITALISE, PRANE MAUZOLEUT QE RUAN ESHTRAT E GENTIT TE ILIRISE.
Jeni te gjithe te ftuar te merrni pjese ne kete eveniment me vlera te pashlyeshme:
diten e diel 28 nentor 2004, nga ora 10.00 e mengjesit deri ne ora 20.00, ne sheshin e madh prane Mauzoleut te mbretit Gent, via Bruno Buozzi – Gubbio (Perugia) Italia.
10 ore te mbushura perplot me aktivitete te larmishme me pjesemarrjen e:
interpretuesve me te shquar shqiptar te muzikes klasike, popullore e folkloristike personaliteteve politike, historianeve e arkeologeve nga te gjitha trevat shqiptare e te huaj. E gjitha nen reflektoret e kanaleve te shumta televizive. Pjesemarrja e juaj eshte e lire dhe pa pagese por ju apelojme, nese e keni te mundur, te visheni me veshje kombetare ose te pakten te kombinoni veshjen tuaj me ngjyrat e flamurit tone; kuq e zi . Ejani pra, qe te gjithe se bashku te rifreskojme kujtesen tone, kujtesen e iliro-shqiptarizmit nganjedhimtar, antike aq sa dhe vete jeta ne kontinentin tone Europian.
Pak histori mbi Gentin e Ilirise : Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . (marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)
Te marresh pjese me 28 nentor ne Gubbio, te perkujtosh gjithesa dhane jeten per arritjen e pavaresise mbareshqiptare e ne te njejten kohe te rievokosh permes nje figure si mbreti Gent, ringjadhjen e historise tone mijeravjeçare, do te thote qe nje dite te proklamosh me krenari: aty isha dhe une . Per te tjera informazione komuniko permes:
www.legaalbanese.com
e-mail: info@legaalbanese.com |