Lega Nazionale delle Associazioni Albanesi e Arberesh in Italia
Lajmet Online
Këtu do të gjeni lajmet e fundit nga vendi dhe bota

Fillimi Top 10 (Më të Lexuarit)

Kërkim i Avancuar


E Hene, Dhjetor 13, 2004

Lajme Nderkombetare
Dhjetor 12, 2004 - 21:59
Një festim emigrantësh dhe flamujt e munguar - Përgatiti: ILIRUS2

Një lidhje e shoqatave shqiptare dhe arbëreshësh në Itali, me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe të 2150 -vjetorit të vdekjes së mbretit Gent të Ilirisë, organizuan një manifestim panshqiptar në Itali me temë: Jam ilir, jam shqiptar. Ky eveniment ku morën pjesë shqiptarë dhe arbëreshë nga Italia dhe më gjërë, u mbajt në 28 Nëntor në qytetin Gubbio (Peruggia, Italia) në sheshin përballë mauzoleut madhështor që mban eshtrat e mbretit Gent (via Bruno Buozi-Gubbio). Ndonëse gjithë muajt e fundit, apeluam disa herë strukturat shtetërore shqiptare që të na ndihmonin të paktën më një grup folkloristik të ardhur nga Shqipëria apo të na dërgonin ca flamuj shqiptarë, për fat të keq nuk morëm asnjë lloj përgjigjeje. Ky veprim ne na trishton pa masë pasi një eveniment i tillë nacional, ndikon drejtpërdrejt në imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të cilin ne të gjithë së bashku kërkojmë ta përmirësojmë pas një rrënimi prej disa dekadash. Megjithatë, duke u mbështetur tërësisht në mundësitë tona, vëndosëm që pjesëmarrja në këtë spektakël të panshqiptarizmit të ishte e lirë dhe pa asnjë lloj pagese. Atdheu mbi të gjitha. Alban Kraja, Shekulli 10/12/2004


(Lexuar: 117 here | Derguar: 0 here | Printuar: 0 here | Vleresimi: 0.00 / 0 vota | Komente: 0) Arkivat...